
Andrea Pignataro është sot njeriu më i pasur në Itali, por mbetet një nga figurat më të rezervuara të financës evropiane. Sipas renditjes në kohë reale të Forbes, pasuria e tij ka arritur në 42.8 miliardë dollarë, duke lënë pas për herë të parë pas më shumë se katër vitesh Giovanni Ferrero, trashëgimtarin e perandorisë Ferrero.
