Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Habit Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të Edi Ramës…

Posted on February 17, 2026 By lajmecasti No Comments on Habit Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të Edi Ramës…

Habit Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të Edi Ramës…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në Prishtinë, të cilën e cilëson si “hipokrite”.

Sipas Berishës, pazaret e kryeministrit Edi Rama në Beograd, janë shkaku se pse po gjykohen në Hagë 4 ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Të dashur miq, sot në prag të pavarësisë, Edi Rama bëri një vizitë blic në Kosovë. Me këtë rast, unë dua t’ju shpreh qytetarëve të Kosovës mendimin tim se, sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës. Unë e bëj këtë deklaratë sot, sepse me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte në publike ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj. Sot ai vrapoi për të deklaruar mbështetjen për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë. E kam denoncuar dhe denoncoj publikisht pretencën e prokurorëve të Hagës, si një pamflet të propagandës ultranacionaliste serbe ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës dhe të Luftës Çlirimtare të saj.

E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vet Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovën. Ky armik i egër është njeriu kryesor i presionit maksimal ndaj udhëheqjes së atëhershme politike të Kosovës për votimin e ligjit të Gjykatës së Kosovës në Hagë. Ligj i cili, në realitet ka norma dhe standarde të papranueshme, në raport me të drejtën ndërkombëtare. Edhe njëherë, dënoj këtë vizitë si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati në Tiranë, njëlloj me Enver Hoxhën, nga viti 2013 gjer sot”, tha Berisha,

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Referendumi i Dhjetorit: Si e shkatërroi Kurti Opozitën në Kosovë dhe miqtë e Beogradit në Tiranë?
Next Post: Vetëm 3 gjethe hithre i japin “lamtumirë” çdo problemi, ja sekreti si t’i përdorni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Recent Posts

  • I never told my husband’s mistress that I owned the resort where she tried to humiliate me. My husband brought her to “our” anniversary dinner, claiming she was a client. She spilled red wine on my dress on purpose. “Oops, maybe the maids have a spare uniform for you,” she laughed. I snapped my fingers. The General Manager appeared instantly with two security guards. “Madam?” he asked me. “This guest is damaging the property,” I said, pointing at her. “Blacklist her from every hotel we own worldwide. Now.
  • At the grocery store, my daughter froze: “Mom… that woman with Dad—isn’t she the one from my school?” I followed them and uncovered a truth I was never meant to see.
  • I never told my parents I was a judge. On Christmas night, our house burned down because of my sister’s recklessness. I escaped through flames, bleeding, yet still carried her to the ER. When my parents arrived, they didn’t ask if I’d survive. My father slapped me hard and roared, “If your sister suffers, I’ll destroy you.” My mother shoved a $100,000 hospital bill into my chest. No one saw my burns. Trembling, I made one call: “Launch a fire investigation. I’m pressing charges—against my own family.”
  • At his promotion party, my husband publicly betrayed me while I was 7 months pregnant. His mistress whispered, “No one can save you now.” He thought I was alone, until I made one call. Ten minutes later, my father—the majority shareholder he’d never met—walked in with the police. Ethan’s face turned white as he realized his “perfect life” was just a trap I was finally closing.
  • For 20 years, I was the quiet neighbor who mowed lawns and never raised his voice. But when I found my daughter shivering on my porch at midnight, bleeding because her husband kicked her out, something inside me broke forever. I put her to sleep, picked up my old baseball bat, and drove to his house. He opened the door expecting my daughter begging to come back. Instead, he saw a father who had absolutely nothing left to lose.

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme