
74-vjeçarja Vjollca Murri, e cila pak ditë më parë denoncoi djalin dhe nusen e tij për dhunë, ka treguar detaje tronditëse nga ngjarjet që, sipas saj, kanë ndodhur brenda shtëpisë së saj.

“Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës me qëllim për të më rrahur. Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Erdhi djali, më mbante ai dhe nusja më gjuante,” – rrëfen ajo.
Sipas 74-vjeçares, nusja ka nxitur edhe nipin të sillet keq ndaj saj.
“Ajo i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshes së vet. Unë i dola djalit përpara. Më akuzuan se kam rrahur nipin, por kjo nuk është e vërtetë,” – thotë e moshuara.
Ajo tregon se është dhunuar tre herë nga nusja, por vetëm tani ka vendosur të drejtohet në polici.
“Isha pre e dhunës, mora një taksi dhe ika. Hera e parë që shkojmë në polici. Policia të më ndihmojë, kërkoj ndihmë,” – shprehet ajo.
Sipas saj, djali ka qenë 21 vite në burg në Greqi dhe, siç pretendon e moshuara, nuk ka kontribuar financiarisht për familjen.
“Shtëpinë e kam bërë unë dhe burri im me djalë të vogël. Ai ka rrahur edhe babanë e vet. Ne madje e kemi ndihmuar kur ka pasur gjyqe në Greqi,” – shton ajo.
E moshuara kërkon ndërhyrjen e institucioneve, duke deklaruar se ndodhet në kushte të vështira dhe se situata është bërë e papërballueshme.
Ngjarja është tashmë në vëmendjen e autoriteteve dhe pritet që institucionet përkatëse të verifikojnë rrethanat dhe të marrin masat e nevojshme,